Me te klikuarat.

FAQA KRYESORE

Thursday, February 24, 2011

Mirjeta-Ermelës “Më je dukur djallëzore”’ Ermela “E kam kuptuar lojën, pse të mos luaj?!”

Mirjeta dhe Ermela mbeten bashkë në oborr, pasi banorët e tjerë hyjnë në sallon. Ato fillojnë të flasin për Almën. “Nuk e kuptoj se si nuk preokupohet fare, se ne s’kemi burra, po ishallah burri i vet nuk ia merr për keq, le të bëjë ç’të dojë”, thotë Ermela, duke analizuar sjelljen e saj. Mirjeta shprehet se ajo flet herë pas herë për bashkëshortin e saj dhe hedh ndonjë batutë. Ermela thotë se ajo flet sa për t’u dukur lidhur me të.

Më pas të dyja fillojnë të flasin me shenja dhe zë të ulët për disa prej banorëve. Ermela i kërkon t’i thotë se përse Mirjeta e shikon si negative. Mirjeta thotë se nuk e shikon aspak ashtu, por nuk i ka pëlqyer kur ajo është nervozuar me të dhe Klodin, duke refuzuar të largonte rrobat nga krevati. Ermela i kërkon që t’i japë një opinion rreth saj që nga momenti që ka hyrë në shtëpi dhe Mirjeta fillon të tregojë se që në momentin që kanë hyrë 6 veta, Ermela dukej më djallëzorja. Ajo i tregon se në momentin që është lidhur me Ervinin, është paragjykuar dhe përfolur nga pothuajse të gjithë, por ajo vetë nuk e ka paragjykuar. Mirjeta thotë se në momentin që ka dalë Ervini, asaj i ka ardhur shumë keq për Ermelën. “Kam menduar që mund të jemi shoqe jashtë”, shprehet Mirjeta. Më pas Mirjeta i thotë se i vjen keq që ajo e ka nominuar edhe pse nominimin e ka pritur shumë herët. “Javën e nominimit ke qenë më mirë”, thotë Ermela. Ajo thotë se e ka këshilluar Mirjetën që të gjallërohet sepse është në nominim dhe e nominoi sepse iu duk sikur e përdori këshillën e saj. “Aktiven e keni bërë në mënyrën më të teqe të mundshme, me ulërima, ironi, kunja”, thotë Ermela për Klodin dhe Mirjetën. Ajo thotë se Mirjeta nuk kërkon të duket kur është duke bërë punët, por Klodi i bën më shumë që ta shikojnë të tjerët sesa për veten.

“Unë nuk i besoj asnjërit këtu brenda, sepse vjen një moment që gjithçka që mund t’i thuash, ta përdorin. Ermela thotë se kërkon që të bëjë gjithçka brenda shtëpisë, që të mos i mbetet asgjë peng kur të dalë nga shtëpia. “Unë e kam kuptuar lojën shumë më shpejt nga të gjithë. Trutë i kam, pse mos të luaj se unë e di kush ma ka me të futur”, thotë Ermela.