Me te klikuarat.

FAQA KRYESORE

Thursday, February 24, 2011

Alma dhe Petriti, thashetheme.

Alma flet me zë të ulët me Petritin dhe i tregon atij se një prej banorëve i ka thënë “Shumë ke hy në shoqëri me Shkëlqimin”. Petriti i thotë se askush nuk ka të drejtë t’i tregojë asaj se me cilin do të shoqërohet dhe se ajo nuk duhet të shqetësohet për këtë gjë sepse publiku i vlerëson më mirë të gjitha. “Uroj të mos dalin gjëra më mbrapa se do ta zgjidh ndryshe”, shprehet Alma.

Ata vazhdojnë të flasin për banorin, të cilit nuk i thonë emrin, duke komentuar sjelljen e tij. “Tani nuk di ku të kapet dhe trillon gjërat”, shprehet Alma. Petriti thotë se nuk i pëlqen kur dikush “transporton” fjalët nga njëri njeri tek tjetri. Vazhdojnë të flasin për disa minuata, por nuk lejojnë që të merret vesh se cili është banori për të cilin po flasin.

Banorët e tjerë improvizojnë një situatë në familje, duke qeshur me njëri-tjetrin.