Me te klikuarat.

FAQA KRYESORE

Wednesday, February 23, 2011

Mamaja e Çiljetës: Rrugën nga shtëpia në maternitet e kam bërë në këmbë.

Çiljeta erdhi në këtë jetë në orën 4 pa 5, duke u gdhirë ditë e martë, pra data shënonte 5 shkurt. Mbaj mend që ku hyra në sallë isha shumë e frikësuar, sepse ishte hera e parë. Për të qenë e sinqertë kam vuajtur pak me Çiljetën gjatë 9 muajve të shtatzënisë dhe kur erdhi fundi kjo s’donte të dilte”, tregon Majlinda plot humor.
Një ndër momentet që s’e harron kurrë është kur mamia i tha se kishte sjellë në jetë një vajzë. “’ Nuse të të rrojë, e ke vajzë’, më tha mamia, e cila edhe ma solli Çiljetën pas pak çastesh. Ishte tamam ashtu siç ma përshkroi kunata, qerose, me sytë gri të hapura, me vetullat si hënë, e me ato buzët si peshk.Ndërsa mamitë hynë në dhomë me fëmijët në krahë, instinkti i nënës më bëri ta dalloj që për së largu Çiljetën time të vogël. I mbaja erë, e përqafoja, s’ngopesha asnjëherë me të. E gjithë familja u gëzua shumë. Nandi në fillim u mërzit pak ngaqë donte djalë, por sapo e pa Çilin edhe ai si të gjithë ne u dashurua marrëzisht me të”, – rrëfen më tej Majlinda.Po kush ia vendosi emrin Çilit? “ Dëshira ime për emrin e Çiljetës ka qenë midis dy alternativave: Sentibela, e frymëzuar atë kohë nga një film vizatimor që shfaqej në “ Italia Uno”, dhe Xhois. Që kur e kam pasur në bark e kam ndjerë se Çiljeta një ditë do të bëhej e famshme, andaj dhe doja që autografet e saj të mbanin dy shkronja të njëjta, XH. XH, si edhe vetë Brigide Bardo. Gjithsesi, emrin vajzës ia vendosi kunata ( nusja e xhaxhait të Çilit), e cila ishte shumë e dëshiruar për një vajzë pas dy djemve të saj, ndaj dhe këmbënguli që vajzën time ta quante Çiljeta ( çeli jeta), një emër i vjetër shkodran. Kjo është me pak fjalë historia e Çilit”, – përfundon ajo teksa ndan me ne edhe një detaj shumë të bukur. Ka qenë një vjetori i lindjes së Çiljetës dita kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Ferdinand Xhilaga kanë bërë dasmën e tyre.