Me te klikuarat.

FAQA KRYESORE

Wednesday, February 23, 2011

Ermela-Jonelës: “Nuk është e nevojshme të jesh lozonjare, por e zgjuar” .

Ogreni dhe Jonela bisedojnë në sallon dhe Ogreni e këshillon Jonelën të jetë më e vëmendshme për situatën në shtëpise sepse i ka mundësitë për ta bërë këtë. Ai shton se është e thjeshtë që të kalojnë ditët, e Ermela ndërhyn duke thënë se çdo minut është flori.

Jonela përgjigjet se jo çdo gjë varet prej saj sepse jashtë është më lozonjare, por aty po mundohet të frenohet për të mos u keqkuptuar nga të tjerët. Ermela thotë se nuk është e nevojshme të jetë lozonjare, por të tregohet e zgjuar aty ku duhet. Ogreni shprehet se herë pas here, Jonela duket sikur ngatërron targetin ose i ikën fokusi.

Ermela pyet Ogrenin se çfarë mendimi ka për të dhe ai përgjigjet se i ka pëlqyer karakteristika që ajo ka treguar të shtunën, pasi nuk është shumë e zakonshme. Ai shton se të parit të lojës nga lart është shumë e rëndësishme, dhe nuk ka pse të përfshihet me të gjithë, mjafton me një prej banorëve.

Jonela shprehet se ka parë shtirje maksimale nga ana e disa personave dhe Ogreni e pyet nëse ka mbajtuar anën e ndokujt dhe ajo pohon. Ermela thotë se disa nga banorët e kanë nënvlerësuar, por në të njëjtën kohë i kanë lënë kohë të veprojë.

Ermela shprehet se Ogreni i duket një lojtar i denjë sepse ka ardhur me objektiva të përcaktuara që në fillim, por gjithsesi atë (Ermelën) nuk ka arritur ta njohë.
Ai përgjigjet se kur loja bëhet e vështirë, më të fortët mbijetojnë. Ogreni shton se banorët kapin nga një objektiv në aq kohë dhe mendojnë se do të mbijetojnë.