Me te klikuarat.

FAQA KRYESORE

Sunday, February 27, 2011

Marieli shkruan letër për mamanë; Ogreni e Neda e këshillojnë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve festojnë në sallon, Marieli ka kaluar disa momente i vetëm në dhomë duke shkruar një letët të gjatë. Ai ua lecon Petritit e Nedës më pas, letrën që ka shrkuar e që i drejtohet mamsë së tij.

Marieli ka shprehur dashurinë që ka për familjen dhe mirënjohjen për mamanë e tij dhe të vëllain që i bënë një surprizë kaq të bukur sonte. Petriti e Neda e komplimentojnë për fjalët e ndjera e Marieli shprehet se ndjehet aq mirë që ka takuar mamaënë dhe vëllain saqë dhe sikur bota të përmbysej tani, nuk do t’i bënte përshtypje.

Më pas Marieli ia lexon dhe Ogrenit letrën e mamasë së tij dhe shprehet se e ëma e ka këshilluar të jetë më i kujdesshëm në lidhje me Mirjetën, por nuk kishte gjë kundër saj. Ogreni përgjigjet e nënat mendojnë gjithmonë për të mirën e fëmijëve e Marieli shton se mamaja i ka thënë se me Mirjetën nuk njohin shumë e ky është një disavantazh për ta, që do të ishte më mirë që të njihen më mirë kur të dalin.
Ogreni shprehet se ai duhet ti analizojë mirë fjalët e mamasë së tij sepse nuk ia ka thënë pa baza e po ashtu i thotë dhe Neda.

Ndërsa me Shkëlqimin, Marieli shprehet se e doMirjetën dhe do të shohin se si do të shkojë lidhja e tyre, e për të ëmën shton se nuk e di se çfarë mund të dijë ajo nga jashtë për Mirjetën.