Pas daljes nga shtëpia më e vëzhguar në Sh qipëri, shumë gjëra kanë ndryshuar për të. Ka fituar famë e veç kësaj edhe miq të mirë. Ka bërë edhe armiq, por kjo nuk e shqetëson fare. Klaudia Bogdo rrëfen në këtë intervistë për “ Bluetooth”, impresionet që ka marrë nga familjarët, miqtë dhe fansat. Përveç planeve që ka për të ardhmen, ajo nuk nguron të japë mendimin e saj për Ermelën dhe për çiftet e tjera të krijuara aty brenda. Bukuroshja sarandjote rrëfen edhe shumë gjëra të tjera, ndaj mos e humbisni këtë intervistë…
Ndihem shumë mirë, u mërzita pak që dola, por jashtë më ka pritur një dashuri e madhe e familjes dhe e miqve të mi.
Për çfarë të vjen më shumë keq?
Më vjen keq që dola, por gjithsesi të gjithë do të dilnim një ditë nga ajo shtëpi, dhe pse nuk mund t’i quaj pak 6 javë do doja të isha ende aty brenda.
Çfarë mendon se nuk pëlqeu publiku tek ti?
Publiku pëlqen të shohë show aty brenda, tek unë nuk e panë një gjë të tillë, prandaj zgjodhën të qëndronte Ermela.
Njerëzit e tu të afërt ç’të thanë?
Janë shumë të kënaqur me qëndrimin tim aty brenda.
Babai që e ke dhe pikë të dobët, ç’komente të bëri?
Babi është ndjerë shumë krenar për mua dhe nuk kishte as dyshimin më të vogël për sjelljen time në shtëpi.
Të kishin ndjekur gjatë gjithë kohës ata?
Po shumë, por duke marrë parasysh dhe obligimet e ditës sigurisht.
Çfarë përshtypjesh ke marrë nga fansat?
Kam dëgjuar komente të këndshme, ‘ ishe shumë mirë, më vjen keq që dole, ti ishe buzëqeshja e shtëpisë’, e të tjera si këto.
Cili prej banorëve do të dëshiroje ta linte këtë javë shtëpinë?
Ajo që unë dëshiroj ta lërë shtëpinë këtë javë është Ermela, pasi vërtet loja e saj po bëhet shumë e pisët. Ndjenja nuk është me buton dhe është shumë më e bukur se 100 milionë.
Ç’mendim ke për çiftet e krijuara në “ BB”?
E kemi thënë dhe brenda, ky “ BB” ka qenë “ BB” i çifteve, mirë çifti Mariel-Mirjeta, Ogren-Neda, kurse për çiftin Ervin-Ermela që s’ka qenë ndonjëherë çift s’kam ç’them më, shqiptarët shohin vetë.
Cili të duket më i sinqertë?
Neda me Ogrenin, ndjenjë 100% e pastër.
Mendon se po të kishe krijuar edhe ti një dyshe sot do vazhdoje të ishe brenda?
Jam shprehur që në audicion që kurrë nuk do të krijoja një lidhje për të ecur sa më gjatë aty brenda, me ndjenjat nuk luhet ose i ke ose jo.
Pse e more aq inat Ermelën?
Nuk është inat, secili është i lirë të jetojë jetën si do, me Ermelën nuk u afruam që ditët e para, thjesht kemi parime të kundërta .
Ka të bëjë Ervini në këtë inat? Mos ndoshta të pëlqeu ai?
Absolutisht jo, unë gjatë gjithë kohës doja që ata të pranonin se kjo lidhje ishte e sajuar vetëm për të qëndruar sa më gjatë brenda shtëpisë. Nuk më tërheqin tipat si Ervini.
Me cilin prej banorëve dëshiron të kesh një marrëdhënie më të ngushtë pas daljes nga shtëpia?
Me pjesën më të madhe të banorëve kam dëshirë të mbaj miqësi, sepse pavarësisht të gjithave kemi jetuar në një shtëpi, por duke marrë parasysh edhe largësinë.
Me cilin mendon se nuk do të takohesh fare?
Për t’u takuar do takohemi, sepse na bashkon e shtuna në studio, por me Ermelën dhe Ergysin s’mendoj se do të shoqërohem, s’më pëlqejnë njerëzit me dy fytyra dhe mendoj që ata të tillë janë edhe jashtë, jo vetëm aty.
Ç’mendim ke për lojën tënde aty brenda? Nëse do të futeshe sërish, do të ndryshoje diçka?
Kam qenë pjesë e lojës, por lojë nuk di të bëj, pasi mendoj se armët e lojës aty janë hipokrizia dhe thashethemi, gjëra të cilat s’janë pjesë e imja. Në qoftë se do të hyja, s’kisha për të ndryshuar asgjë do të isha po e njëjta që kam qenë 1 muaj e gjysmë.
Me çfarë do merresh tani?
Si fillim do të jap provimet, pastaj kam dëshirë të shkoj në Sarandë, të shkojë të takoj babin në Itali.
Cili prej banorëve do të dëshiroje ta fitonte reality show-n “ Big Brother”?
Do të doja ta fitonte një nga miqtë e mi që kisha aty brenda.
Je bërë pishman që hyre në “ BB4”?
Absolutisht jo, sikur të më jepej mundësia e dytë nuk do ta refuzoja asnjëherë. Është eksperiencë që s’ka për t’u harruar kurrë, dhe i jam shumë mirënjohëse produksionit që më bëri pjesë të kësaj ëndrre.