Me te klikuarat.

FAQA KRYESORE

Saturday, March 5, 2011

Ibrahimovic: Milan, dashuria ime e vërtetë.



Njeriu që po tërheq Milanin drejt titullit, Zlatan Ibrahimovic, e cilësoi fanellën e kuqezinjve si dashurinë e tij të fundit, në prag të ndeshjes klasike me Juventusin.




Ish-futbollisti i Ajax, Juventus, Inter e Barcelona, në një intervistë të botuar sot në “La Gazzetta dello Sport”, u shpreh se: “Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Nuk dua të luaj kur të ndiej se fiziku im nuk të më ofrojë më më të mirën.

Më kanë mbetur edhe 3-4 sezone të tjera në futboll dhe ato do t’i luaj me Milanin. Jam shumë i dhënë pas këtij klubi dhe dua të qëndroj këtu deri në fundin e karrierës sime”.

Ibrahimovic qetësoi edhe tifozët e Milanit, në alarm pas një tërheqje të lehtë muskulore që pësoi idhulli i tyre në shpinë, gjatë javës në stërvitje. “Nuk ndiej më asnjë problem, ndaj Juventus është e sigurt që do të jem”.

Për suedezin, ndeshja në Torino do të jetë e 35-ta në këtë sezon. Ai është futbollisti me më shumë minuta të luajtura tek Milani, ndërsa ka munguar në total në vetëm dy ndeshje.

Friday, March 4, 2011

Ceremonia mortore e "Emmy-t", Flori Mumajesi mban fjalën në emër të artistëve, Kolegët diskutojnë një këngë dedikuar Elsinës.

I është dhënë dje lam tumira e fundit këngëtares 21-vjeçare Elsina Idërshai, në një ceremoni madhështore ku ishin prezent mbi 200 vetë. Mes luleve të shumta, lotëve e varreve që na rrethonin, në ceremoninë mortore të së ëmblës Emmy, mbizotëronte heshtja.E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ngashërimi i të afërmve, miqve, e më së shumti i së ëmës. Letrën e lamtumirës e lexoi njëri nga të afërmit e këngëtares. Mes rreshtave të shkruara plot dashuri e dhimbje të zinin veshët fjali të tilla: “ Ti do t’i mungosh familjarëve të tu Emmy… Do t’i mungosh babit, Aliut, që prezenca jote ia ndriçonte çdo ditë mëngjeset, do t’i mungosh mamit Florijes, që do t’i mbetet peng gjithë jetën që nuk të pa nuse, do t’i mungosh motrës Sonila, e cila s’do të ketë me kë të qajë një hall, apo kujt t’i kërkojë një mendim, do t’i mungosh vëllait… ti do të na mungosh të gjithëve ne Emmy… Ti erdhe në këtë jetë si ajo lulja që çel në pranverë dhe po ikën sërish në ditën e parë të pranverës, si një lule e këputur…”. Ishin këto vetëm disa nga rreshtat që sollën lot në faqet e kujtdo që ishte i pranishëm, pavarësisht në ishte i madh apo i vogël, i afërm apo jo…Por nuk mungoi në këtë ditë të zezë as fjala e artistëve, kolegëve të këngëtares, e cila u përcoll nga producenti dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi. “ Do të na mungojë zëri, energjia dhe pozitiviteti yt gjithmonë Emmy. Ti ishe një vajzë me ëndrra të mëdha, të cilat t’u prenë Prezent në ceremoni ishin: Ylli Baka, Sabiani, Flori Mumajesi, Ingrit Gjoni, Rozana Radi, Fjolla Morina, Zaimina Vasjari, Valza Bajra, Linda Halimi, Rezarta Shkurta, Sony NRG, Indrit Mlika, Anxhelina Hadërgjonaj, Beatrix Ramosaj etj. padrejtësisht përpara kohe. Ne të premtojmë sot se do ta çojmë përpara ëndrrën tënde, muzikën, që ti e doje aq shumë mikja jonë e mirë…”, – u shpreh mes të tjerash Mumajesi.

Një pjesë e mirë e artistëve që qenë pjesëmarrës në ceremoninë mortore të këngëtares, hodhën idenë që në javët në vijim të realizonin një këngë kushtuar koleges së tyre. Gjatë ditës së djeshme, televizionet muzikore në vend ndërprenë transmetimet e tyre në shenjë respekti.

Tuesday, March 1, 2011

Amy Adams nuk u kursye në bizhuteri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.


Aktorja, protagoniste në filmin “The Fighter”, u shfaq në tapetin e kuq me bizhuteri të firmave si “Cartier” dhe “Haute Joaillerie” të cilat të marra sëbashku kapnin vlerën e 1.3 milionë dollarëve.

Mbi të gjitha ra në sy ora e dorës që vlerësohet rreth 1 milionë dollarë.
Sigurisht që ky "arsenal" i është dhënë borxh.